RAT(Remote Administrator Tool) eshte program i menaxhimit nga larg, qe do te thote qe dikush duke perdorur programe qe jane free ne internet sic jane DarkComet, Cybergate, mund te marre kontrollin e plote te kompjuterit tuaj, duke i dhene mundesine atij te shikoje gjithcka ne kompjuterin tuaj.
Duke filluar nga kodet dhe deri aty sa te beje fotografi dhe te hapi web camera-n tuaj dhe te shikoje se cfare beni ju.
Kohet e fundit eshte bere problem perdorimi i ketyre lloj programesh duke filmuar kryesisht vajza te grupmoshes adoleshente ne momente private. Nje vajze para pak kohesh i derguan me email dy fotografi qe i kishin bere gjate nje momenti privat qe ajo kishte qene e zhveshur para kameres se kompjuterit te saj.
E mira me keto programe eshte se, nje perqindje e madhe e tyre nuhatet nga antiviruset dhe antimalware. Por, ka dhe nga ata qe perdorin nje ''Crypter''(program qe i ben viruset te panuhatshem), gje qe e ben te veshtire nuhatjen e tyre nga antiviruset.
Duhet te keni kujdes kur ju nuk e perdorni web camera-n tuaj, para ajo eshte e mbyllur, jo vetem ne kompjuterin Lap Top por dhe ne Desktop, hapja e kameres shoqerohen nja nje drite e vogel dhe ne rast se ju konstatoni qe kjo drite eshte e hapur kur ju nuk e perdorni kameren ne ate moment, do te thote qe dikush e ka hapur ate dhe po ju shikon ne ate moment.