Ushtria Amerikane eliminon hacker-in e ISIS

Ushtria Amerikane eliminon hacker-in e ISIS

Junaid Hussain, udhëheqësi i grupit Islamic State Hacking Divison që punon për ISIS, u vra të martën në një sulm i telekomanduar (drone) nga ushtria Amerikane, sipas Wall Street Journal.

Hussain, i njohur gjithashtu si Abu Hussain al-Britani, ishte anglez, i cili u bashkua me ISIS pak vite më parë dhe kishte krijuar në një hacking grup në Siri i quajtur CyberCaliphate.

Përpara se të bashkohet me ISIS, Hussain kishte fituar një reputacion në qarqet e hakerëve pasi ai kishte hakuar librin e adresave elektronike të ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Kjo ka ndodhur në vitin 2012 dhe Hussain kaloi gjashtë muaj në burg për veprimet e tij. Një vit më vonë, ai u transferua në Siri për t'u bashkuar me ISIS.

Si udhëheqës CyberCaliphate, ai kaloi shumicën e kohës së tij ne rekrutimin e anëtarëve të rinj të ISIS nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe ka marrë pjesë në krijimin e mjeteve të ndryshme hakimi dhe trajnimin e hakerëve të rinj brenda ISIS.

Suksesi më i madh në hacking ishte në gusht, kur ai arriti të vjedhe të dhënat e disa shtetasve Amerikanë që i përkasin Forcave Ajrore, të Marinës,  NASA, FBI, Departamenti i Shtetit dhe Autoritetit Portual të New York dhe New Jersey.

Sipas njoftimeve në internet, ushtria amerikane ka përdorur teknologjinë e ndjekjes që janë të përfshirë në smartphones, dhe arriten të gjejne dhe te vrasin Hussain,  nga një dron pa pilot, ndërsa ai ishte në makinën e tij përpara shtëpisë së tij

 


Make a website for free Webnode